Presidenti Trump i ofron postin vakant të Flynn, zëvendës-admiralit Robert Harward
Administrata e presidentit Trump, ka vendosur që postin e këshilltarit për sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, të lënë bosh nga Michael Flynn, t’ia ofrojë zëvendës- Admiralit Robert Harward, thanë dy zyrtarë të Shteteve të Bashkuara që janë afër me çështjen.

Nuk është akoma e qartë nëse Harward, një ish zëvendës komandant i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, i cili ka eksperiencë në luftimet Detare,e ka pranuar ofertën apo jo.

Tani për tani nuk ka ndonjë koment nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2017, ora 20:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori