Presidenti bën thirrje për dialog me protestuesit
Presidenti i Turqisë ka bërë thirrje sot për dialog me protestuesit legjitim, pasi policia shpërndau protestat në orët e para të ditës së sotme.

Abdullah Gul, i cili është treguar më i kujdesshëm me deklarata se kryeministri Erdogan, tha se është detyrë e qeverisë të qetësojë situatën dhe të marrë parasysh kritikat.

"Nëse njerëzit kanë kundërshtime, duhet të angazhohemi në një dialog me këta njerëz për të dëgjuar se çfarë thonë dhe të bëjmë detyrën tonë”- u ka thënë ai gazetarëve.

Erdogan takim me përfaqësues për mbrojtjen e parkut "Gezi"
Ndërsa kryeministri Tayyip Erdogan ka nisur takimin me dyer të mbyllura në zyrat e AKP-së në Ankara me një grup prej 11 përfaqësues në lidhje me Parkun “Gezi” në qendër të Stambollit. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2013, ora 18:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori