Pushtimi rus i Ukrainës, Vuçiç: Kam frikë nga një konflikt botëror

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në deklaratën e tij të fundit është shprehur se Perëndimi dëshiron fundin e Rusisë dhe jo Putinit.

Mediat serbe bëjnë me dije se Vuçiç ka deklaruarës me situatën e krijuar tashmë ka frikë nga një konflikt botëror dhe kujton armatimin amerikan të Tajvanit.

“Ne po përballemi me një krizë edhe më të madhe, vetëm shikoni armatosjen e Tajvanit. Unë kam një dëshirë dhe ata nuk donin të më dëgjonin, të mbetem në kujtesë si dikush që ruajti paqen dhe stabilitetin në kohë të trazuara.

Unë do të doja të kujtohesha si ndërtues, si dikush që ndryshoi infrastrukturën e plotë të Serbisë. Të jem vendi më i fortë që do të ndërtojë marrëdhënie të mira me fqinjët, të ketë më pak armiq historikë dhe më shumë interesa me të tjerët“, tha Vuçiç.