Presidenti serb mohon letrën për shkëmbin territoresh mes Kosovës dhe Serbisë
Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç, ka mohuar të ketë marrë letër nga kongresisti amerikan Dana Rohrabacher për këmbimin e territoreve, Luginën e Preshevës me veriun e Kosovës, sikurse kishin njoftuar mediet serbe.

Nikoliç ka thënë për "novosti online", se për letrën ka dëgjuar vetëm nga mediet dhe se nuk e dinë nëse letra ekziston në të vërtetë.

Kutjojmë se mediet serbe kishin shkruar se kongresisti republikan Dana Rohrabacher, supozohet të ketë thënë se këmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhej injoruar. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2017, ora 11:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori