Presidenti rus blen vilën miliona euroshe në Spanjë për t'u marrë me vreshtari (VIDEO)
Presidenti Putin ka blerë një vilë të re në Marbella të Spanjës, e cila thuhet se ka kushtuar mbi 35 milionë euro.

Putini këtë vilë e ka blerë për t’u marrë me vreshtari, ku dhe e ka punësuar njërin nga oenologistin Peter Sisseck, i cili do të ndjekë nga afër kultivimin e rrushit dhe më vonë edhe procesin e provimit të verës.

Njëzet e pesë llojet më të mira të rrushit, nga të cilat natyrisht që bëhet edhe vera më e mirë, do të mbillen në zonat me diell, kështu i gjithë ky rrush do ta rrethojë vilën e tij të re.

“Pingus” është një ndër llojet që arrin të shitet për një çmim shumë të lartë, sepse prodhohet pa plehra dhe pesticide. Pikërisht këtë lloj do ta mbjellë edhe presidenti Putin, ndërsa çmimi për 1 shishe do të shitet mbi 900 euro.

Pas që të korrët me një kontroll shumë të madhe, ky version i Putinit për verën do të bëhet në dy bodrume të mëdha, të vendosura ndër vilën 10 dhomshe të tij.

Putini këtë vilë e ka blerë para dy viteve, dhe deri më tani janë marr me ridizajnimin e saj.

Vera që ai do të prodhojë, do të bëhet në bure të lisit francez, ku instalacioni i tyre ka kushtuar 1 milion e 400 mijë euro.

Vila gjendet në një ndër vendet më luksoze, posedon heliodrom privat, garazh ku mund të parkohen 22 vetura. Shtëpia e tij e re gjendet në Spanjë, pak më larg se aeroporti i Malagës, ndërsa ka sipërfaqe prej 18 mijë metra katror, lartësinë mbidetare e ka 400 metra dhe është vetëm 10 kilometra larg plazhit.

Shtëpia e tij gjigante ka një bar formal të pianos dhe një bibliotekë të zbukuruar me dru. Gjithashtu ka pishën 15×6 metra, jacuzzi, spa, pajisje të palestrës dhe kinema dhe një bar privat për shampanjë.

Sipas mediave botërore, shumë miq dhe bashkëpunëtorë të Putinit do të blejnë pronë, ndërsa disa prej veç më posedojnë patundshmëri në këtë anë të botës. Duhet theksuar se kjo anë e La Zagaleta është në mbikëqyrje konstante të policisë, kështu që pronarët e këtyre vilave mund lirshëm të argëtohen.

Shtuar më 29/07/2017, ora 22:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori