Presidenti: Qëllojini zyrtarët e korruptua
Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka ftuar qytetarët të qëllojnë me armë çdo pushtetar të korruptuar.

Duterte është shprehur se të gjithë qytetarët mund të godasin dhe rrahin një zyrtar të korruptuar.

"Nëse paguani një taksë, një tarifë ose merrni një certifikatë, dhe zyrtarët kërkojnë ryshfet, goditni ata. Nëse keni armë, mund t’i qëlloni, por mos i vrisni, sepse gjatë procedurave nuk mund të merrni falje”., u shpreh ai.

Presidenti gjithashtu shtoi se nëse një qytetar e bën këtë gjë nuk do të shkojë në burg.

"Nuk do të përfundoni në burg, mund të ndëshkoheni fizikisht por vetëm kaq”, u shpreh ai.
Shtuar më 17/09/2019, ora 14:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori