Presidenti që vdes e ringjallet
“Po është e vërtetë. Vdiqa dhe u ringjalla sërish, siç bëj gjithmonë dhe bëhem më i vërtetë se kurrë kur vij në vendin tim”.

Me këto fjalë iu është përgjigjur 92-vjeçari Robert Mugabe, presidenti i Zimbabves, zërave se ai ishte sëmurë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe të tjerëve që thoshin se ai kishte vdekur, duke u nisur nga mungesa e gjatë e shfaqjes së tij në publik.

Mugabe drejton Zimbabven prej vitesh, por nuk bën pjesë tek udhëheqësit e preferuar nga vendet Perëndimore, që e kanë kritikuar shpesh për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Raportohet se Presidenti i njërit prej vendeve më të varfra në botë ishte i shtruar në një spital në Dubai gjatë kësaj periudhe, ndërsa më herët bashkëshortja e tij iu përgjigj akoma më ashpër zërave se ai kishte vdekur.

“Robert do të qeverisë këtë vend edhe nga varri”, tha Grace Mugabe.
Zimbabve është përfshirë nga protestat dhe përleshjet mes mbështetësve të opozitës dhe policisë, ku nuk kanë munguar as viktimat. /albeu.com/



Shtuar më 03/09/2016, ora 17:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori