Presidenti polak nënshkruan njërën prej tri reformave gjyqësore
Zyra e presidentit të Polonisë, Andrzej Duda, tha se ka nënshkruar në ligj njërën prej tri reformave në gjyqësi, të cilat kanë shkaktuar protesta masive në këtë vend.

Të hënën, Duda ka thënë se do të vërë veto mbi dy reformat që, sipas kundërshtarëve, rrisin ndikimin e politikës në gjyqësi.

Zyra e Dudës tha të martën se presidenti e ka nënshkruar reformën e tretë.

Ajo i lejon ministrit të Drejtësisë, i cili është edhe prokuror i përgjithshëm, të emërojë krerët e gjykatave më të ulëta.

Kritikët thonë se të treja reformat janë jo kushtetuese, por kanë mirëpritur veton e presidentit mbi dy prej tyre.

Këto dy do t’i jepnin ministrit të Drejtësisë kompetencë për të shkarkuar të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Supreme dhe për të zgjedhur zëvendësimet e tyre.

Komisioni Evropian ka paralajmëruar Poloninë se mund t’ia pezullojë të drejtat për votim nëse i miraton reformat e tilla gjyqësore./REL/
Shtuar më 25/07/2017, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori