Presidenti Obama arrin në Tokio për një vizitë zyrtare
Presidenti amerikan Barak Obama ka nisur turin e tij një javor në Azi. Ai sot ka arritur në Tokio të Japonisë.

Obama në ditët vijuese do ta vizitoj edhe Korenë e Jugut, Malajzinë dhe Filipinet.

Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar udhëtimin e Obamës si një udhëtim me qëllim të “ribalancimit” të raporteve mes politikës së Lindjes dhe politikës së jashtme amerikane.

Kjo është vizit e pestë për Barak Obamën që nga koha kur është zgjedhur president. Ndërsa do të jetë presideni i parë amerikan që viziton Malajzinë që nga Lyndon Johnson në vitin 1966. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2014, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori