Presidenti merr vendimin, ja kur mbahen zgjedhjet në Austri
Presidenti i Austrisë, Alexandër Van Belen, bëri të ditur se pas bisedimeve me kancelarin me Sebastian Kurz për mbajtjen e zgjedhjevejashtëzakonshme në fillim të shtatorit.

Kancelari Kurz i ka sugjeruar dje presidentit të Austrisë shpalljen e zgjedhjevejashtëzakonshme pas publikimit të skandalit të liderit djathtist, Heinz-Christian Strache, i cili i ka premtuar oligarkëve rusë favore nga paratë e taksapaguesve austriakë, nëse ata e ndihmojnë në zgjedhje.

Kurz dhe Van Bellen kanë biseduar sot për një orë pas vendimit të shefit të Qeverisë për prishje të koalicionit me partinë FPO pjesë e së cilës është Strache.

Pas takimit Van der Bellen ka sqaruar për mbajtje të zgjedhjevejashtëzakonshme në fillim të shtatorit.

Shtuar më 19/05/2019, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori