Presidenti kandidon gruan e vet për nënpresidente
Daniel Ortega, presidenti i Nikaraguas, ka emëruar gruan e tij kandidate për zëvendës presidente.

Çifti ka dorëzuar zyrtarisht kandidaturat e tyre në kryeqytetin Managua.

Rosario Murillo, ndryshe nga Daniel Ortega, është një person mjaft i shquar mediatik e cila njihet për publikun në debatet televizive rreth politikës.

Nëna e shtatë fëmijëve të presidentit, përveç se është poete e njohur, flet rrjedhshëm anglisht dhe frëngjisht.

Por përkrahësit e opozitës janë të shqetësuar se promovimi i këtij çifti mund të paralajmërojë lindjen e një dinastie të re familjare në këtë pjesë të varfër të Amerikës Qendrore.

Zonja e parë tashmë ka rolin e zëdhënëses së shefit të Qeverisë, dhe kjo shihet si ndarje e pushtetit me bashkëshortin e saj, transmeton KP. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2016, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori