Presidenti i Ukrainës e shpall të enjten si ditë zie kombëtare
Presidenti i Ukrainës Viktor Yanukovych ka shpallur të enjten si “ditë zie kombëtare”, pasi u vranë mbrëmë 26 persona gjatë përleshjeve të para të armatosura në Kiev.

Yanukovych nënshkroi sot dekretin, ku theksohet se kjo ditë zie po bëhet “në lidhje me humbjen e jetëve që u shkaktuan nga trazirat masive”.

Presidenti Yanukovych gjatë ditës i ka quajtur kriminelë protestuesit opozitar të cilët po kërkojnë dorëheqjen e tij, dhe se ata janë përgjegjës për gjakun e derdhur në rrugët e Kievit.

Por disa shtete evropiane po kërkojnë që Bashkimi Evropian të vendos sanksione liderëve të institucioneve të Ukrainës, pasi siç theksohet “liderët demokratik legjitimë nuk e urdhërojnë policinë speciale të sulmoj protestuesit, që kërkojnë më tepër qeverisje të hapur”. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2014, ora 17:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori