Presidenti i Serbisë Boris Tadiç jep dorëheqjen
Presidenti serb Boris Tadiç ka është dorëhequr nga ky post duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme presidenciale. Kryetari i Parlamentit pritet që të vendosë mbajten e presidencialeve më 6 maj, kur do të mbahen edhe parlamentaret.

Tadiç njoftoi se gjatë ditës do t'i dorëzonte kreut të Parlamentit dorëheqjen, kur kanë mbetur edhe 10 muaj nga përfundimi i mandatit. Dorëheqja shihet si një taktikë për të ndihmuar në fushatën e partisë së tij, asaj Demokratike në zgjedhjet parlamentare. /albeu.com/

Shtuar më 04/04/2012, ora 11:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori