SHBA do të shpallë nesër paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë

SHBA do të shpallë sanksione të reja ndaj Rusisë të mërkurën në koordinim me vendet e G7 dhe Bashkimin Evropian, sipas një anëtari të administratës së presidentit amerikan Joe Biden, i cili tha se paketa gjithëpërfshirëse “do të imponojë kosto të konsiderueshme ndaj Rusisë dhe do ta dërgojë atë më tej në rrugën e izolimi ekonomik, financiar dhe teknologjik”.

Paketa e re e sanksioneve do të ndalojë të gjitha investimet e reja në Rusi, do të rrisë sanksionet ndaj institucioneve financiare dhe ndërmarrjeve shtetërore në Rusi dhe do të sanksionojë zyrtarët e qeverisë ruse dhe anëtarët e familjeve të tyre.

“Këto masa do të degradojnë instrumentet kryesore të pushtetit shtetëror rus, do të imponojnë dëme akute dhe të menjëhershme ekonomike mbi Rusinë dhe do të mbajnë përgjegjës kleptokracinë ruse që financon dhe mbështet luftën e Putinit”, tha zyrtari. “Këto masa do të merren në hap me aleatët dhe partnerët tanë, duke demonstruar vendosmërinë dhe unitetin tonë në vendosjen e kostove të paprecedentë ndaj Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës.”

Zyrtari shtoi, “Ne kishim arritur tashmë në përfundimin se Rusia kreu krime lufte në Ukrainë dhe informacioni nga Bucha duket se tregon prova të mëtejshme të krimeve të luftës. Dhe siç tha Presidenti, ne do të punojmë me botën për të siguruar që ka përgjegjësi të plotë për Këto krime. Një nga ato mjete janë sanksionet, dhe ne kemi punuar intensivisht me aleatët tanë evropianë për sanksione të mëtejshme.”./albeu.com


Shtuar 5.04.2022 19:27