Presidenti i ri iranian shpalos vizionin e tij për Iranin
Albeu.com
Në deklaratën e tij të parë publike që nga fitorja e thellë në zgjedhjet presidenciale në Iran, Kryetari konservator i Bashkisë së Teheranit, Mahmud Ahmadinexhad, ka thënë se ai kërkon të krijojë një shtet islamik modern, të përparuar dhe të fuqishëm, si model për tërë botën.Z. Ahmadinexhad tha se Irani ishte duke bërë histori dhe populli i tij kishte prishur gjithë llogaritjet ndërkombëtare.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajetollah Kamenei, e cilësoj fitoren si një poshtërim të madh për Shtetet e Bashkuara.

Ministri i Jashtëm britanik, Xhek Stro i ka kërkuar z. Ahmedinexhad, të marrë hapa të menjëhershme që do të adresonin shqetësimet ndërkombëtare lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Ai tha se Bashkimi Evropian po punon shumë që të inkurajojë veprime dhe masa nga Teherani për çështjen e të drejtave të njeriut dhe luftën kundër terrorizmit me qëllim që Irani të mund të rikthehet në vendin që i takon në komunitetin ndërkombëtarë.

Z.Stro tha se populli iranian kishte vetëm një alternative të kufizuar në këto zgjedhje, duke theksuar se shumë kandidatë, përfshi të gjitha gratë, nuk ishin lejuar nga kandidimi në zgjedhje.

Ai po ashtu tha se ka pasur ankesa për ndërhyrje në shkallë të gjerë dhe veprime të dënueshme nga forcat e sigurisë gjatë raundit të parë të zgjedhjeve.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se Irani nuk ishte duke ecur me të njejtin hap me rrymat e lirisë në rajon. BBC
Shtuar më 25/06/2005, ora 19:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori