Presidenti i ri i Gjermanisë: Jemi gjithmonë përkrah Kosovës
"Presidenti i ri i Gjermanisë, ka thënë se Gjermania nuk do ta ndryshojë qasjen pozitive ndaj Kosovës dhe ndaj Ballkanit, pasi Ballkani shihet si stabilizues i Evropës, gjë për të cilën Gjermania është shumë e interesuar", ka thënë për "Zërin" ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skender Xhakaliu.

Zgjedhja e Frank-Walter Steinmeier si president i ri i Gjermanisë ka një domethënie të veçantë për Kosovën, pasi që nga viti 2004 ai ishte i angazhuar në procesin e shtetndërtimit të vendit.

Lidhur me bashkëpunimin aktual mes dy vendeve, ambasadori Xhakaliu ka thënë se Gjermania është përkrahësja më e madhe e Kosovës jo vetëm në aspektin ekonomik, mirëpo edhe atë politik.

Referendumi britanik për daljen nga BE-ja, sipas Xhakaliut, megjithëse është i dhimbshëm nuk do të ketë efekt zinxhiror, pasi Gjermania nuk është e interesuar për këtë.

Ndërkohë duke folur për kontaktet me ambasadorët e pesë vendeve të BE-së të cilët nuk e kanë njohur Kosovën deri më tani, Xhakaliu ka treguar se ka kontakte të vazhdueshme me ta në këtë drejtim. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017, ora 08:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori