Presidenti i ri gjerman bën thirrje për forcim të Evropës
Presidenti gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier, kërkoi sot ndërtimin e urave mbi ndarjet që po thellohen në Evropë, disa ditë pas fillimit të procedurës për daljen e Britanisë së Madhe nga BE.

Ish-kreu i diplomacisë gjermane, i cili zgjodhi Parlamentin Evropian për fjalimin e parë jashtë vendit që prej marrjes së presidencës, theksoi se gëzimi i tij për të folur në këtë forum nuk ishte “pa hije”, sepse ishte pak e trishtueshme për të marrë fjalën pasi një shtet anëtar kishte nisur procedurën për daljen nga Bashkimi Evropian.

Steinmeier, funksioni i ri i të cilit është kryesisht honorifik, kërkoi ”ndërtimin e urave në vend të përpjekjes për t’u fshehur pas xhamit të errët të kombit”, në një kohë kur ”ndarjet po thellohen në Evropë”, përcjell Atsh.

Ai bëri një paralajmërim kundër populizmave që e shikojnë botën bardhë e zi dhe përfitojnë nga frikërat.
Shtuar më 04/04/2017, ora 23:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori