Presidenti i Maqedonisë: Po të merrja 400 euro rrogë, edhe unë do të largohesha nga vendi
Presidenti Pendarovski, duke folur para të rinjve që marrin pjesë në Forumin e liderëve të rinj, dërgoi deklaratë skandaloze se edhe ai vetë do të ikte nga Maqedonia për shkak se mundësia për të qëndruar të rinjtë në Ballkan është në atë që të fillojnë të përdorin resurset e tyre dhe të vazhdojnë nismat rajonale që të krijohet diçka si BE e vogël.

Këtë deklaratë e kritikoi opozitarja VMRO-DPMNE, sipas së cilës, Maqedonia nuk ka më kohë për të pritur.

Menjëherë pas deklaratës reagoi edhe vetë presidenti sipas së cilit fjalët e tij menjëherë janë përdorur për llogaritje politike-partiake dhe se të gjithë udhëheqësit politik kanë përgjegjësi, nga pavarësia e deri më sot.

“Ata kanë vetëm një jetë, të gjithë ne kemi vetëm një jetë dhe askush nuk është i çmendur që ta harxhoj në negociatat me BE që zgjasin vite të tëra, ndërsa paga mestare në vendin tim është 400 euro.

Të mos isha president edhe vetë do të largohesha nga vendi im”, deklaroi presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Shtuar më 23/11/2019, ora 22:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori