Presidenti i Kirkizisë: Baza amerikane paraqet rrezik sulmesh
Presidenti i ri i Kirkizisë është shprehur se baza ajrore e ndërtuar në këtë vend përbënte një rrezik për vendin e tij.

Ai është shprehur se baza ajrore e SHBA-së në këtë vend e vinte kombin e tij në rrezik të sulmeve dhe duhej të mbyllej deri në vitin 2014.

Atambaev, i cili fitoi më shumë se 60 përqind të votave të dielën, ka thënë sot se do të zhvillojë një marrëveshje që lejon largimin e bazës amerikane deri në mesin e vitit 2014. Shtetet e Bashkuara kanë përdorur bazën Manas në aeroportin kryesor të vendit si një qendër kryesore logjistike për operacionet në Afganistan, që nga viti 2001.

Ndërkohë që në këtë vend ka një bazë ushtarake edhe Rusia, për të cilën Atambaev nuk ka thënë asgjë. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 19:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori