Zbulohet shifra, sa % e të rinjve duan të ikin nga Maqedonia, vetëm 6% do të ktheheshin

Pjesa më e madhe e të rinjve apo 58% duan të ikin nga Maqedonia e Veriut, e vetëm 6% prej tyre do të ktheheshin sërish në vendlindje, tregojnë rezultatet e studimit të Fondacioni për Demokraci Vestminister.

65% e personave të ri nuk janë të kënaqur nga pozita e tyre në vend, tregojnë të dhënat e anketës ku janë pyetur 1.000 të rinj.

“Ajo që shohim është se kemi një nivel të lartë të pakënaqësisë te të rinjtë, pra ata vetë ndjehen se janë në një vend ku shteti nuk kontribuon në përmirësimin e standardit të rinisë. Çfarë na tregon kjo, fillimisht që kemi nivel të lartë pakënaqësie nga të rinjtë, në aspekt se si shteti përkujdeset për këtë kategori qytetarësh dhe e dyta se kemi diskrepancë të madhe të mundësive në nivel lokal dhe qendror” – thotë Petar Barllakovski, kryetar i Forumit arsimor të të Rinjve. /tv21/


Shtuar 22.03.2022 18:46

Tags: