E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Presidenti i Ekuadorit hedh akuza të rënda ndaj Assange
Julian Assange vazhdimisht ka thyer kushtet që e lejuan për azil në ambasadë dhe është munduar që ta përdorë ambasadën e Ekuadorit si qendër të spiunazhit, thotë presidenti i Ekuadorit Lenin Moreno në një intervistë për The Guardian.

Moreno gjithashtu thotë që i është dhënë garanci nga Britania e Madhe që të drejtat fundamentale të Assagne do respektohen dhe se ai nuk do të dërgohet në asnjë shtet tjetër për tu ballafaquar me dënimin me vdekje.

Assange është arrestuar nga policia britanike brenda ambasadës ekuadoriane, pasi që azili i tij politik u revokua duke përfunduar një qëndrim plotë shtatë vjet brenda ambasadës.

Themeluesi i Wikileaks ballafaqohet me 12 muaj në burg pasi është shpallur fajtor për thyerje të rregullave të gjykatës kur ky i fundit u fut brenda ambasadës të Ekuadorit. Ai morri azil në ambasadë pasi pritej të ekstradohej në Suedi ku pritej të ballafaqohej me akuza për përdhunim, akuza të cilat ai i mohon.

Ai pritet të luftojë kundër ekstradimit në SHBA, ku edhe atje ballafaqohet me akuza nga gjykatat amerikane. Kësaj radhe akuzat janë për futje një kompjuterë të qeverisë amerikane së bashku me analistin e inteligjencës së ushtrisë amerikane Chelsea Manning.

Ndërkohë edhe Suedia po mendon të rihapë hetimet për dhunim dhe sulm seksual ndaj Assange.

Në Britani të Madhe, kërkesat për prioritet në ekstradim vendosen nga Ministria e Punëve të Brendshme të Britanisë së madhe.

Vendimi i Morenos është pritur në mënyrë kontroverse në Ekuador. Ish-presidenti, Raphael Correa, ka akuzuar ish-aleatin e tij politik për krim që njerëzimi nuk do harrojë kurrë.

Wikileaks ka shpërfaqur shumë lajme kundër Morenos në kohët e fundit duke përfshirë edhe shpëlarjet e parave nga një kompani e vëllait të tij. Gjithashtu janë shpërfaqur imazhe private të Morenos dhe familjes së tij.

Por në intervistën e tij të parë Moreno ka mohuar që vendimin e tij e ka marrë si formë hakmarrje.

“Çdo përpjekje për të destabilizuar është akt që ndëshkohet në Ekuardor. Ne jemi një shtet sovran dhe respektojmë politikat e secilit shtet. Fatkeqësisht, ndërtesat tona në ambasadën që ndodhet në Londër janë përdorur për të ndërhyrë në punët e brendshme të shteteve tjera.”, thotë Lenin Moreno.

“Nuk do lejojmë që shtëpia jonë të bëhet qendër e spiunazhit. Ky aktivitet thyen kushtet e azilit. Vendimi jonë nuk është arbitrar por bazohet në të drejtën ndërkombëtare”, shton presidenti ekuadorian.
Shtuar më 14/04/2019, ora 22:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori