Presidenti Hollande ndahet nga Valeri
President francez Fransua Hollande konfirmoi ndarjen e tij nga partnerja Valerie Trierweiler. Lajmi i ndarjes së tij erdhi pas raportimeve kontradiktore prej medias dhe zyrës së Presidencës.

Hollande i tha agjencisë së lajmeve AFP se “jeta e tyre e përbashkët”. “Po e bëj të ditur që i kam dhënë fund jetës sime me Valerie Trierweiler” deklaroi presidenti i Francës.

Mësohet se Valerie ditën e enjte ka pushuar nga puna avokatin e saj pasi siç deklaroi ajo kërkonte t’i jepte fund marrëdhenies që kishte me Hollande me sa më shumë dinjitet.

Trierweiler kaloi një javë në spital pas zbulimit të fotove. Ajo vazhdon punën si gazetare për revistën “Paris Match”, dhe sot mësohet se do të udhëtojë drejti Indisë në mbështetje të nismës së bamirësisë kundër urisë.

Trierweiler dhe Hollande nuk kanë qenë kurrë të martuar. Lidhja e tyre u bë publike gjashtë muaj pas ndarjes së Jollande me ish-partneren Segolene Royal, me të cilën ka katër fëmijë.

Ndërsa aktorja 41-vjeçare, Julie Gayet ka hedhur në gjyq revistën “Closer” ku u publikuan fotot e saj ku dukej lidhja që kishte me Hollande. Ajo e akuzon revistën për shkelje të privatësisë. Sipas kësaj reviste, lidhja mes Hollande dhe Gayet kishte nisur gjatë fushatës presidenciale në vitin 2012.

Presidenti Hollande nuk e ka mohuar asnjëhere lidhjen me aktoren Gayet dhe ka premtuar se do ta sqarojë situatën e tij para vizitës zyrtare që pritet të kryej në Uashington me datën 11 shkurt. /albeu.com/

Shtuar më 26/01/2014, ora 11:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori