Presidenti grek takon kreun e opozitës për qeverinë e koalicionit
Presidenti i Greqisë do të presë në një takim gjatë ditës së sotme kryetarin e opozitës konservatore, Antonis Samatas. Takimi që pritet të mbahet në ambientet e presidencës në orën 13:00, zhvillohet pas refuzimit të Samaras për t’u bërë pjesë e procesit të krijimit të një qeverie koalicioni.

Kreu i opozitës grekë është shprehur se vendi duhet të përgatitej për zgjedhje të reja dhe jo për krijimin e një qeverië të koalicionit. Duke parë zhvillimet u fundit politike që i hapën rrugën krijimit të një qeverie koalicioni e megjithë interesin ndërkombëtar që ky proces të kryhet sa më shpejt për të shkuar drejt ratifikimit të marrëveshjes së kredisë, ai e ka kundërshtuar këtë ide.

Zëdhënësi i qeverisë Elio Mosialos i bëri thirrje kreut të opozitës konservatore dhe gjithë partive të tjera, për të treguar frymë konstruktive dhe konsensusi.
Ai sigu “kryeministri Papandreu nuk ka vënë kushte për të udhëhequr një qeveri të bashkëpunimit”.

Duke ju përgjigjur deklaratave të Samaras, zëdhënësi i qeverisë është shprehur se “kryeministri e ka përsëritur disa herë publikisht se nevoja e bashkëpunimit ka vetëm një qëllim, për t’iu shërbyer interesave kombëtare”. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2011, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori