Presidenti francez në Mali
Presidenti francez, Francois Hollande mbërriti në Mali për një vizitë disa-orëshe ku do të takohet me udhëheqësit e përkohshëm të vendit afrikano-perëndimor.

Avioni i presidentit francez u ul në aeroportin e Sevares në Malinë Qendrore. Hollande shoqërohet nga tre ministrat, ai i jashtëm Laurent Fabius, i mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian dhe Ministri i Zhvillimit, Pascal Canfin.Presidenti pritet te vizitojë Timbuktunë, qytetin e mbrojtur nga UNESCO që së fundmi iu rikthye kontrollit të qeverisë pas thuajse një viti nën kontrollin e rebelëve tuaregë dhe atyre ekstremistë islamikë. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2013, ora 12:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori