Presidenti filipinas Rodrigo Duterte nuk e ka mbajtur premtimin e tij që nuk do t;i shante më
amerikanët.
Ai i'u drejtua sërish me fjalë fyese Shteteve të
Bashkuara, pasi Uashingtoni ka vendosur të mos u shesë më armë, për shkak të fushatës së ekzekutimit në masë dhe pa gjyq të narkomanëve.
"Shihni majmunët, 26 mijë
armët që u kërkuam nuk duan të na i sheshin. Bir k***ve, ne kemi kemi plot armë të prodhuara këtu. Këta
amerikanët janë budallenj", ka thënë Duerte.
Duterte i kujtoi Shteteve të
Bashkuara se Rusia dhe Kina janë gati të ndihmojnë vendin e tij dhe ti japin çdo gjë që kërkojnë.
Senati amerikan vendosi të mos u shesë armë filipinasve, me arsyetimin se vendi po shkel rëndë të drejtat e njeriut. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2016,
ora 12:45