Martesa e tretë për Boateng, ai u martua me Valentina Fradegrada (FOTO LAJM)

Dasma mes Kevin-Prince Boateng dhe Valentina Fradegrada u festua të shtunën më 11 qershor. Të dy kanë qenë bashkë së fundmi, që nga gushti i vitit 2021, por propozimi për martesë erdhi dhjetorin e kaluar.

Futbollisti i Hertha Berlin rezervoi një hotel të tërë dhe u gjunjëzua në një vend romantik për të bërë pyetjen. Gruaja e tretë e Boateng është 30 vjeç dhe një sipërmarrëse, pesë herë kampione italiane e arteve marciale.

Dasma e Boateng dhe Valentina

Kevin-Prince Boateng dhe Valentina Fradegrada thanë po  në Toskanë, më saktë në Radicondoli,  në kodrat Sieneze. Një ceremoni shumë sugjestive në natyrë, organizuar nga planieri i famshëm i dasmave Enzo Miccio. Boateng dhe Valentina gjithashtu u martuan në metaverse.

Për Boateng është hera e tretë

Ajo me Valentina Fradegrada është martesa e tretë për  Boateng. Në vitin 2007 martesa e parë me gjermanen  Jenny , e cila e bëri atë baba të vogëlushit Jermaine-Prince, më pas në vitin 2016 bashkimi me Melissa Satta. Tashmë 35-vjeçari e nis nga Valentina, me të cilën shpreson të zgjerojë edhe më tej familjen. Të dy kanë vendosur gjithashtu të ndajnë një projekt ambicioz pune: do të prodhojnë verë. /albeu.com/

 

Chi è Valentina Fradegrada, imprenditrice e terza moglie di Kevin Prince BoatengKevin Prince Boateng ha sposato Valentina Fradegrada: le prime foto delle nozze | Vanity Fair Italia