Presidentët e 8-s europiane: Ti jepet fund krizës
Presidentët e tetë shteteve të Bashkimit Evropian kanë kërkuar zgjidhje të shpejtë të krizës financiare që ka pllakosur kontinentin dhe po kërcënon të ardhmen e Greqisë në Eurozonë.

Presidenti portugez, Anibal Savako Silva, tha se do të donte që fjala “krizë” të mos lidhet më me bllokun evropian, sepse sipas tij “po vë në hije çështjet tjera të rëndësishme, të cilat kërkojnë vëmendje”.

Ndërkaq Presidenti italian Gjorgjo Napolitano kërkoi “një valë të re të rritjes së qëndrueshme” për tërë Evropën.

Këto komente liderët i bënë në fund të një takimi joformal të organizuar nga presidentja e Finlandës, Tarja Halonen.

Në takim morën pjesë edhe presidentët nga Austria, Gjermania, Hungaria, Letonia dhe Sllovenia. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2012, ora 16:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori