Presidencialet në SHBA, Mit Romni fiton në 5 shtete
Ish guvernatori i Masaçusetsit, Mit Romni, ka fituar në votimet paraprake në 5 shtete, duke e përforcuar edhe më tepër pozicionin e tij për nominim të Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale, në nëntor të këtij viti, kundër presidentit aktual, Barak Obama.

votimet e së martës Romni fitoi në votimet në Kaliforni, Nju Xhersi, Dakotën Jugore, Meksikon e Re dhe në Montanë, raporton Europa e Lirë. Tashmë Romni ka afro 1400 delegatë, që është shifër shumë më e madhe se ajo prej 1144, që është e nevojshme për fitimin e nominimit. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2012, ora 09:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori