Krijohet një grup ndërkombëtar për të shënjestruar oligarkët rusë

SHBA ka ngritur një task forcë ndërkombëtare për të shënjestruar dhe kapur asetet e elitave dhe oligarkëve rusë.

Grupi përfshin Australinë, Britaninë, Kanadanë, Japoninë, Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Komisionin Evropian, sipas Departamentit të Thesarit të SHBA.

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen dhe Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland zhvilluan të mërkurën takimin e tyre të parë virtual me përfaqësues të të gjitha vendeve pjesëmarrëse.

“Vetëm në tre javët e fundit, informacioni i dhënë nga zbatimi i ligjit amerikan për partnerët e huaj ka ndihmuar në ndalimin e disa anijeve të kontrolluara nga individë dhe subjekte të sanksionuara”, tha Departamenti Amerikan i Thesarit, duke shtuar se anijet e sekuestruara vlejnë qindra milionë dollarë.

Anëtarëve të grupit të punës u është dhënë edhe një listë prej 50 personash për të përqendruar hetimet./albeu.com