“Dhimbja më e madhe”, rrëfeu për herë të parë problemet me të birin, e gjeni dot për cilin aktor bëhet fjalë

Reshat Arbana është pa dyshim një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë. Ka realizuar rreth 40 role, të paharrueshëm.
Kur ishte fëmijë, askush nuk e kishte menduar se do të bëhej aktor. Askush në familjen e tij nuk kishte lidhje me artin. Por kur i erdhi mosha për ushtar, i shtyrë nga miqtë, shkoi të konkurronte për aktor. Ndërkohë kishte mbaruar Politeknikumin e tashmë kishte nisur të punonte.

Nuk e mendonte se do të fitonte, por ja që emri i tij ishte në listë dhe prej aty mori udhë karriera e tij prej aktori, ndër më të dashurit për publikun shqiptar.

Por përtej karrierës së tij në fushën e aktrimit, ai ka qenë dhe do të mbetet zëri më i bukur i dhjetëra poezive, prozave dhe veprave të mëdha. Sot Reshat Arbana është 81 vjeç, dhe vepra e tij peshon më shumë se vitet që mban mbi supe, për frymëzimin dhe padiskutim modelin e jashtëzakonshëm që sjell në shoqërinë shqiptare për të gjithë artistët e rinj.

Në 2017, pas thuajse një dekade, Reshat Arbana iu rikthye skenës. Kishte rolin e “Babait” dhe gjatë një interviste ai u p yet nëse është e vështirë të jesh baba në jetën reale.

“Është sigurisht shumë e vështirë po mos t’i hyjmë kësaj teme. Unë e kam pasur shumë të vështirë për disa gjëra që më kanë ndodhur me tim bir, që nuk dua t’i hyj kësaj teme, prind ai që e kupton që është prind duhet të mbajë përsipër edhe përgjegjësinë që ka si prind. Fëmija është dhimbja më e madhe për prindin, nuk ka dhimbje më të madhe, nuk të zë sytë asgjë prej gjëje, as pasuria, as vlera, në fund të fundit do ikim një ditë e do mendojmë çdo lëmë pas edhe kjo ka rëndësi, unë çuditem me disa familje, për disa që ti shkasë fëmija në këtë formë të kalojë në ekstreme të bëhet kriminel, ishalla nuk e kemi këtë fat”, u shpreh “Nderi i Kombit”, Reshat Arbana./albeu.com/


Shtuar 17.03.2022 11:53