Presidenciale, ngushtohet diferenca Obama-Mekejn
Albeu.com
Nga një sondazh i fundit i publikuar nga ABC dhe News/ Washington Post, Obama kryeson me 50%, kundrejt 46% të rivalit Mekejn, duke shënuar një rënie me 9 pikë nga java e mëparshme.Barak Obama, kandidati demokrat për në Shtëpinë e Bardhë, kryeson ndaj kundërshtarit Xhon Mekejn me katër pikë më shumë. Nga një sondazh i fundit i publikuar nga ABC dhe News/Washington Post, Obama kryeson me 50%, kundrejt 46% të rivalit Mekejn, duke shënuar një rënie me 9 pikë nga java e mëparshme.

Sondazhi i ri i komunikuar të martën u krye nga e shtuna deri të hënën, pas debatit të parë televiziv mes kandidatëve që u zhvillua të premten.

Një javë më parë Obama kryesonte ndaj Mekejnit me 52 për qind kundrejt 43 për qind. Obama, senator i Ilinoisit, fitoi mbështetje nga votuesit e pavarur, duke ngushtuar një hendek të madh me Mekejnin, që është preferuar nga votuesit e lëkundur që konsiderohen vendimtarë në këto zgjedhje.

Mekejn, senator i Arizonës, kryeson tani ndaj Obamës me 48 për qind kundrejt 45 për qind tek të pavarurit, sipas sondazhit. Mekejni ishte 10 pikë përpara Obamës mes votuesve të pavarur menjëherë pas Konventës republikane në fillim të shtatorit. Sondazhi u krye me telefon në një numër prej 1 070 votuesish të regjistruar, 916 votuesish të mundshëm dhe ka një mundësi gabimi prej 3 për qind.
Shtuar më 01/10/2008, ora 18:51
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori