Preku macen, ja çfarë i ndodhi më pas
Pëlqej
Një burrë zhvilloi një infeksion misterioz në pjesën e qafës për shkak të maces së tij.

68-vjeçari i paidentifikuar, nga Misuri, shkoi në spital pasi kishte gjëndra të kuqe në anën e djathtë të qafës përreth dy muaj.

Testet e gjakut zbuluan se ai ishte prekur nga gjendja e rrallë e tularemisë, e cila sjell pneumoni vdekjeprurëse në 60% të rasteve.

Burri mendohet se mund ta ketë marrë sëmundjen nga macja e tij, e cila ngordhi dy ditë pasi 68 vjeçari filloi të ndihej keq.

Tularemia është e rrallë, por mund të prekë si njerëzit ashtu edhe kafshët. Njerëzit preken nga sëmundja nëse ushqehen me mishin e një kafshe të infektuar, zakonisht lepujt.

Kontakti i lëkurës me një kafshë të infektuar mund të përhapë gjithashtu sëmundjen.

Pasi u trajtua me antibiotikë për një muaj, burri u shërua plotësisht.

Shtuar më 12/09/2018, ora 19:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori