Prekëse, të krishterët dhe hebrenjtë mbrojnë myslimanët në Londër
Bota është bashkuar në mbështetje të komunitetit mysliman pas sulmit terrorist në Zelandë të Re, ku mbetën të vrarë 49 persona.

Banorët e qytetit Christchurch, vendi ku ndodhi sulmi terrorist, ndihmuan vullnetarisht, duke ofruar makina në përcjelljen e myslimanëve që ndiheshin të frikësuar.

Të tjerë përgatitën vakte ushqimi për të plagosurit.

Mbështetja ndaj myslimanëve është parë në vendet e shenjta të qytetit, ku janë parë fjalë si “Dashuria fiton mbi urrejtjen. Shumë dashuri për vëllezërit myslimanë”.

Në Mbretëri të Bashkuar dhe Kanada ka premtime se do të ruhen myslimanët gjatë lutjeve.

Andrew Graystone tha që dëshiron të përgjigjet me një mesazh miqësor pas vrasjes së 49 personave përderisa ata luteshin në një xhami në Christchurch.

Grastone, i cili lutet në një kishë në Levenshulme të Mançesterit, shkroi “Ju jeni miqtë e mi, do t’ju ruaj përderisa ju luteni”.

Të krishterët, hebrenjtë, dhe të gjithë besimtarët e feve tjera, qëndruan jashtë xhamive në Britani të Madhe në shenjë solidarizimi pas sulmit të tmerrshëm.

Një komitet i përfaqësuesve të hebrenjve qëndruan pranë myslimanëve përderisa ata po bënin homazhe për viktimat në Qendrën Islame në Londër dhe Xhaminë Lindore në Londër.
Shtuar më 17/03/2019, ora 09:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori