Prekëse: Djali vallëzon me nënën e paralizuar në ditën e dasmës, 3 ditë më vonë ajo vdes (VIDEO)
Një djalë ka arritur që dëshirën e fundit të ëmës së tij të sëmurë t’ia realizojë, duke e ngritur nga karroca dhe ta ftojë në mes të dasmorëve për një vallëzim mes të ëmës dhe të birit në ditën e tij më të lumtur – martesën.

Terri Hightower, 57-vjeçe nga Clarksville, Tennessee, ishte diagnostifikuar me sëmundjen ALS e njohur ndryshe si e Lou Gehrigut gjatë dhjetorit të vitit 2019.

Por pavarësisht gjendjes së saj shëndetësore, ajo kishte ëndërruar të ndjekë nga afër martesën e të birit Scooter gjatë 9 tetorit dhe u befasua kur ai i organizoi një vallëzim për dyshen.

Për fat të keq ajo ndërroi jetë tri ditë më vonë, ndërsa videoja emocionale duke vallëzuar me të birin është bërë virale dhe deri më tani është shikuar nga 10 milionë njerëz.


Shtuar më 14/01/2021, ora 14:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori