Prekëse arsyeja që kjo foshnje dy muajshe përloti botën
Christian Harris, një vajzë 2 muajshe ka dalë për të takuar disa njerëz shumë të veçantë, ushtarët që shërbyen krah babait të saj të ndjerë.

Ushtari Christopher Harris vdiq në gusht, një javë pasi gruaja e tij Britt i tha se ishte shtatzënë.

Ai ishte me shërbim në Afganistan kur gruaja e tij e telefonoi nga Karolina e Veriut për ti dhënë lajmin.

Sipas saj, ai filloi të qante dhe t’i tregonte të gjithë miqve të tij duke i thënë se të qenit baba ishte qëllimi më i madh që kishte në jetë. Pas pak ditësh, Harris ishte një nga dy ushtarët e vrarë në aksion në një shpërthim të automjeteve.

Ndërsa Britt ishte shtatzënë mori mbështetjen e burrave dhe grave që punonin me bashkëshortin e saj. Të gjithë zbuluan gjininë e foshnjës në tetor të 2017.

Vajza erdhi në jetë me 17 mars 2018 dhe Britt do të organizonte diçka shumë të veçantë.

"Dua që të lejoj që të gjithë së bashku të njohin Christian", tha ajo.

Britt theksoi se është e rëndësishme që vajza të shikojë se sa shumë shokë të babait të saj e donin atë që në ditën e parë.
Shtuar më 01/06/2018, ora 19:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori