Prek babain në arkivol, Bushi shpërthen në lot (FOTO LAJM)

Pëlqej
George W. Bush ka mbajtur një fjalim emocionues, ndërsa i jepte lamtumirën e fundit babait të tij, ish-presidentit të 41 të Amerikës, George H.W. Bush.

Në fund, ai nuk ka arritur dot të mbajë as lotët.

Ai foli me dashuri për të atin, duke e cilësuar një baba të dashur dhe mik besnik.

“Ai ishte një njeri i madh dhe besnik”, tha Bush për të atin.

Bush u shpreh se i ati ishte duke pritur për t’u bashkuar me nënën e tij të ndjerë Barbara dhe vajzën e tyre të vogël, Robin, e cila vdiq në vitin 1953, në moshën tre vjeçare, nga leuçemia.

"Ai ishte babai më i mirë që një djalë apo vajzë mund të donte”, që George W Bush.

“Në pikëllimin tonë, buzëqeshim duke e ditur se babai po përqafon Robin dhe mban dorën e nënës përsëri.

Ne do të na mungojë mirësia jote, sinqeriteti, por shpirti yt do të qëndrojnë përgjithmonë me ne”, tha Bush, duke emocionuar sallën.
Shtuar më 06/12/2018, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori