Predha godet burgun, arratisen 106 të burgosur në Ukrainë
Pëlqej
Të paktën 106 të burgosur janë arratisur nga një burg sigurisë së lartë në qytetin Donetsk në lindje të Ukrainës pas goditjes nga një predhë. Sipas autoriteteve në Donetsk, një i burgosur ka humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Zëdhënësi i këshillit të qytetit Maksim Rovensky, tha se disa nga të burgosurit e arratisur janë rikthyer në burg, por pjesa më e madhe e tyre nuk ka rënë ende në duart e policisë, dhe këta të fundit janë persona të dënuar për vrasje, grabitje dhe përdhunime, që do të thotë se janë elemente të rrezikshme për t’u lënë të lirë në vend. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori