Predha godet autobusin, 9 të vdekur në Ukrainë
Të paktën 9 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur pas disa goditjesh murtaje që kanë pasur si shënjestër një stacion autobuzi në Donjeck të Ukrainës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Leninski, bastion i separatistëve filorusë.

Incidenti ka ndodhur pak orë pas marrëveshjes së paqes të firmosur nga rusët dhe ukrainasit dhe pikërisht në kohën kur ushtria e Kievit po braktiste qytetin

Më shumë se 4 mijë e 800 persona janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit në muajin prill të vitit të kaluar. Ndërkohë ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power, thotë se plani i ri i presidentit rus Vladimir Putin, për paqen në Ukrainën lindore, është pak më shumë se një plan për pushtim ushtarak. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2015, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori