Përdhunohet një femër në ambientin e Parlamentit të Anglisë (FOTO LAJM)

Policia angleze ka arrestuar asistentin e një prej deputetëve të Parlamentit nën akuzën e përdhunimit të një femre në ambientin e Parlamentit.

Siç raportojnë mediat lokale, policia e Londrës të hënën me anë të një deklarate ka njoftuar se më 14 tetor një person në ambientin e Parlamentit të Anglisë ka përdhunuar një femër dhe pas padisë së viktimës, policia ka arrestuar personin e akuzuar.

E dhunuara ka thënë për policinë se në mëngjesin e së premtes me Sam Armstrang, këshilltar i partisë në pushtet, ajo kishte shkuar në zyrën e Craig Mackinlay, deputet i Parlamentit të Anglisë dhe aty është sulmuar dhe përdhunuar nga ai.

Përdhunimi i gruas në ambientin e Parlamentit të Anglisë ka ndodhur në kohën kur edhe Kongresi i Sindikatave Tregtare të këtij vendi ditë më parë ka paralajmëruar për shtimin e korrupsionit moral në ambientet e punës.

Sondazhet e Kongresi i Sindikatave Tregtare të Anglisë tregojnë se mbi gjysma e femrave të këtij vendi keqtrajtohen ose abuzohen seksualisht në ambientet e punës së këtij vendi. /albeu.com/


Shtuar më 18/10/2016, ora 20:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori