Prapaskenat e Shtëpisë së Bardhë, ky president dha 400 mijë dollar për një takim me Trump
Avokati personal i Donald
Trump,
Michael Cohen, është paguar në mënyrë të fshehtë me 400.000 dollarë për të rregulluar një takim mes Presidentit
ukrainas dhe atij amerikan, vitin e kaluar.
Sipas burimeve të BBC në Kiev, pagesa është bërë nga ndërmjetës të udhëheqësit Petro
Poroshenko. Takimi u zhvillua në qershor të vitit 2017.
Menjëherë pasi
Poroshenko u kthye në Ukrainë, agjensia antikorrupsion e vendit ndaloi hetimet mbi ish-menaxherin e fushatës së Trumpit, Paul Manafort.
Burime ukrainase thanë se
Cohen u pagua sepse lobistët
ukrainas dhe ambasada në Uashington donin më shumë sesa një foto të Poroshenkos me Trumpin. Donin diçka që mund të shitej si “bisedime”.
Poroshenko vendosi të krijojë një kanal të pasëm me
Trump.
Detyra iu dha një ish-ndihmësi, i cili i kërkoi ndihmë një deputeti
ukrainas. Ai përdori kontakte personale në një shoqatë bamirësie hebraike në Nju Jork, përcjell TCh.
Kjo e dërgoi te
Michael Cohen, avokatin e Presidentit
Trump.
Cohen u pagua 400 000 dollarë.
Nuk ka të dhëna që
Trump ka dijeni për pagesën.
Shtuar më 23/05/2018,
ora 18:54