Prapaskenat e samitit, kryeministri britanik shmang foton me Trump (FOTO LAJM)

Kryeministri britanik foli me presidentin amerikan në Londër, dhe mediat britanike "kapën momentin" ku Boris Johnson kishte shmangur fotografimin me Donald Trump.

Johnson, i cili në fushatën në prag të zgjedhjeve të 12 dhjetorit, u tha gazetarëve se ai më vonë do të bënte fotografi me të gjithë liderët e NATO-s. Reuters raporton se Johnson dhe Trump u takuan mbrëmë vonë dhe përmend se presidenti amerikan nuk është i popullarizuar në Britani.Siç raportohet, Johnson i kërkoi Trump të mos ndërhynte në fushatë.

"Ne patëm një takim të mirë dhe diskutuam për të ardhmen e NATO-s, çfarë po ndodh në Siri dhe çështje të tjera të sigurisë," tha Johnson.

Trump njoftoi në Twitter se me Johnson, ndër tjera, kishte diskutuar për të ardhmen e NATO-s dhe tregtinë, duke thënë se “i pëlqeu takimi”.
Shtuar më 04/12/2019, ora 14:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori