Pranga aktorit komik francez, tha "Jam Charlie Coulibaly"
Policia franceze ka arrestuar mëngjesin e sotëm aktorin e njohur të komedisë Dieudonné M'bala M'bala, pasi ka mbështetur në rrjetin social "Facebook" Amedy Coulibaly. Më 9 janar, Coulibaly mori peng një supermarket me pronar hebre ku humbën jetën 4 persona e ku dhe vetë ai u vra nga policia.

Aktori komik francez u arrestua këtë mëngjes në banesën e tij në Eure-et-LOIR. Sipas policisë ai ka mbështetur terrorizmin dhe provë për këtë fakt, sipas autoriteteve franceze është bërë një status i tij në Facebook, ku Dieudonne shkruan: Unë ndihem "Charlie Coulibaly".

Sipas policisë franceze Coulibaly bashkëpunoi në pengmarrje me gruan e tij, e cila është shpallur në kërkim dhe sipas autoriteteve ndodhet në Siri. Coulibaly shfaqi hapur lidhjen me dy vëllezërit Kouachi, të cilët shkaktuan masakrën në revistën satirike “Charlie Hebdo” ku mbetën të vrarë 12 persona. Ai kërcënoi policinë se do të vriste të gjithë pengjet nëse policia nuk i jepte fund operacionit për kapjen e dy vëllezërve franko-algjerianë Said dhe Cherif Kouachi, të cilët u vranë ndërsa fshiheshin në godinën e një shtypshkronje në Paris. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori