Ora e famshme astronomike e fillimshekullit XV, një nga monumentet më tërheqëse turistike të
Pragës së
vjetër u ndal sot për një periudhë gjashtëmujore për
restaurim me qëllimin e vetëm për ta ruajtur për brezat e ardhshëm, njoftoi
Bashkia.
“Ora e qytetit të
vjetër është një nga simbolet e
Pragës dhe restaurimi i saj përbën një vendim të rëndësishëm dhe të përgjegjshëm”, bëri të ditur në një deklaratë Jan Wolf, këshilltar i ngarkuar me çështjet e kulturës.
”Aparati do të çmontohet plotësisht në ditët në vijim, më pas do të transportohet në një punishte për
restaurim”, sipas tij.
E pajisur me një
mekanizëm të komplikuar dhe për çudi konciz deri në ditër tona, ora ndodhet mbi fasadën e bashkisë së qyteti të
vjetër të
Pragës ku tërheq çdo orë turistët me parakalimet e figurinave të dymbëdhjetë dishepujve, në dy dritare të vogla mbi një inklinometër të sofistikuar duke treguar lëvizjet e yjeve mes shenjave të zodiakut.
E konceptuar shumë përpara lindjes së Nikolla Kopernikut, parimi i njësimit, ku rreth tre të katërtat e pjesëve janë krijuar prej tij, ishin projektuar nisur nga hipoteza sipas së cilës Toka do të ishte qendra e Universit.
Një legjendë e
vjetër thotë se këshilltarët e
Pragës kishin verbuar orëbërësin pas përmbushjes së detyrës së tij, për ta penguar së ndërtuari diku gjetkë një
mekanizëm po aq të çmuar.
”
Bashkia e kryeqytetit çek aspiron të minimizojë zhgënjimin e 7,0 milionë turistëve që akomodohen çdo vit në hotelet e qytetit duke instaluar një ekran gjigant që do të transmetojë shfaqje të llojeve nga më të ndryshme”, sipas Wolf. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2018,
ora 16:26