U nis për Itali, a do futet në finale Ronela? Jorgo Pulla zbulon ‘sekretin’

A do të kualifikohet Shqipëria në Eurovizion? Ishte kjo pyetja që Ermal Peçi i bëri astrologut Jorgo Pulla gjatë programit Abc e Pasdites, teksa ishte duke parashikuar shenjat për muajin Maj.  Sigurisht që edhe në këtë muaj ai e vuri theksin sërish tek lëvizjet e mëdha, ndërkohë që eklipsi ishte shumë favorizues për të bërë punë të mira. Personat që jetojnë jashtë do të kthehen në Shqipëri. Por Ermali u ndal edhe në një event shumë të rëndësishëm sikurse është Eurovizioni.

Dua të më bësh një parashikim… 2 shtator 1989, për datën 10 maj. Si do e ketë këtë ditë, do të kualifikohet?”, ishte kërkesa e Ermalit drejtuar Jorgos.

“Virgjëresha… data 10 Maj nuk ma zë zemra të mos e them. Do kualifikohet se s’bën sepse koha është ideale. Në rastin konkret do kualifikohet, Virgjëresha është një nga tre shenjat më të mira të muajit, patjetër shkon në finale.”

Ndërkohë për muajin Maj më të favorizuar nga shenjat ishin Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi, ndërsa më pak të favorizuara ishin Akrepi, Ujori dhe Gaforrja.


Shtuar 29.04.2022 18:16