Prag lufte në Paqësor? Raketat e Kim Jong Un kishin objektiv bazat amerikane në Japoni (FOTO LAJM)

Lëshimi i disa raketave nga Korea e Veriut, të cilat ranë më pas ranë rreth 190 milje larg bregdetit japonez e kanë nxehur mjaft situatën gjakrat në zonë.

Fill pas lëshimit të raketave, diktatori Kim Jong Un deklaroi se ata kishin bërë një test me objektiv sulmin ndaj bazave amerikane në Japoni, gjë e cila ka alarmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japoninë si edhe fqinjin e tyre jugor, Korenë e Jugut, shkruan DailyMail, përcjell Albeu.com.

Mediat britanike e cilësojnë këtë lëvizje të Koresë së Veriut si një sfidë ndaj presidentit Donald Trump pasi raketat kërcënuan direkt aleatin më të fortë të tyre në zonë, Japoninë. /Albeu.com/


Shtuar më 07/03/2017, ora 11:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori