Prag lufte mes Ukrainës dhe Rusisë
Pëlqej
Në negociatat që po zhvillojnë ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës po vazhdohet të negociohet për një armëpushim të mundshëm në konfliktin e armatosur në Ukrainë.

Mirëpo, deri më tani këto negociata kanë dështuar.

Së fundmi, luftimet në Donjeck dhe në Luhansk po shtohen me intensitet më të lartë.

Edhe pse është zyrtarizuar një takim i presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin pas një jave në Minsk, konflikti mes këtyre dy vendeve duket se ka kaluar në një fazë tjetër, akoma më të ashpër.

Mediat në Ukrainë shkruajnë për një "erë lufte" mes Kievit dhe Moskës ditët e ardhshme.

Takimi mes Putin dhe Poroshenkos javën e ardhshme do të ketë shumë rëndësi për atë se çfarë mund të ndodhë në Ukrainë. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori