Humb Jeremic, një portugez në krye te OKB-së
Ish-shefi i UNHCR-së dhe ish-kryeministri i Portugalisë António Guterres vazhdon të ketë shancet më të mira për t’u zgjedhur në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Ndërkohë ashtu siç pritej ish ministri i Jashtëm i Serbisë, është eliminuar nga gara për këtë post.

Jeremic është bllokuar nga disa shtete anëtare perëndimore me të drejtë vetoje, për shkak se nuk pranon pavarësinë e Kosovës dhe e kundërshton NATO-n.

Në votimin e pestë provë në Këshillin e Sigurimit Guterres mori të hënën sërish dymbëdhjetë vota pozitive, tha një diplomat për Agjencinë Gjermane të Shtypit dpa.

Dy anëtare të Këshillit 15 anëtarësh votuan kundër 67-vjeçarit, një vend abstenoi.

Por, për të konfirmuar edhe zyrtarisht zgjedhjen e Guterres si shef të OKB-së, nesër do të mbahet një votim formal.

Nga viti 1992 deri në vitin 2002 ai ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Portugalisë, në periudhën 1995-2002 Kryeministër i Portugalisë nga viti 1999 deri në vitin 2005, President i Internacionales Socialiste. /albeu.com/







Shtuar më 05/10/2016, ora 19:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori