Portugalia dhe Spanja nën pushtetin e flakëve, 30 viktima
Të paktën 30 persona kanë humbur jetën si pasojë e flakëve që kanë përfshirë Portugalinë dhe një pjesë të Spanjës.

Situata është më e vështirë raportohet të jetë në territorin portugez ku janë regjistruar 27 nga viktimat. Dëmet natyrore dhe materiale janë të konsiderueshme, ndërsa mijëra banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Ekspertët janë shprehur se përhapja me shpejtësi e flakëve ka ardhur si rrjedhojë e një sezoni vere të thatë dhe të nxehtë. Gjithashtu, kushtet e tij janë përkeqësuar nga efektet e Uraganit Ofelia, i cili po i afrohet brigjeve Perëndimore të Evropës.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur edhe hetimet për të parë se cilat mund të kenë qenë shkaktarët e nisjes së vatrave. Hetuesit janë duke shqyrtuar edhe mundësinë e zjarrvënieve të qëllimshme. /albeu.com/



Shtuar më 16/10/2017, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori