Portugali, sektori publik fillon grevën ndaj kursimeve
Pëlqej
Punëtorët e sektorit publik në Portugali kanë filluar sot grevën një ditore, në shenjë proteste kundër masave të kursimit, të propozuara nga qeveria socialiste.

Greva është e ftuar nga dy sindikatat kryesore në këtë vend dhe është e para e këtij lloji në 22 vitet e fundit.

Me grevë synohet bllokimi i trenave dhe e autobusëve, mosqarkullimi i aeroplanave dhe mosfunskionimi i shërbimeve, prej atyre shëndetësore e deri tek ato bankare, në shenjë proteste për shkak të uljes së rrogave dhe rritjes së papunësisë.

Portugalia është nën presion nga partnerët e saj në Bashkimin Evropian, për ta ulur nivelin e lartë të borxhit, për shkak të shqetësimeve se mund të bëhet vendi i tretë i eurozonës, pas Greqisë dhe Irlandës, që do të ketë nevojë për shpëtim financiar.
Shtuar më 24/11/2010, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori