Poroshenko paralajmëron pushtimin rus
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka thënë se territori ukrainas po vihet në rrezik nga ushtria ruse.
Ai tha se ushtria e shtetit të Ukrainës është e gatshme të përballet me ndonjë pushtim të mundshëm rus.

Poroshenko deklaroi se një numër prej 9 mijë ushtarësh rusë ndodhen për momentin në Ukrainë.

Kreu i shtetit ukrainas i bëri deklaratat vetëm një ditë pas përleshjes së madhe mes forcave ukrainase dhe atyre separatiste në lindje të vendit, ku si pasojë mbetën të vrarë 5 ushtarë dhe 39 të tjerë u plagosën. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2015, ora 19:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori